Çiklizëm

Tiralongo, tjetër sukses italian në Xhiro, kryeson Contador

Ai mbërriti i vetëm në vijën e finishit, duke përballuar me sukses një shkëputje ne 15 kilometrat e fundit dhe la pas të gjithë rivalët e tij. Në vendin e dytë u rendit holandezi Steven Kriujswik e në të tretin gjermani Simon Geschke

Çiklisti italian Paolo Tiralongo (skuadra Astana) fitoi sot etapën e 9-të të Xhiros së Italisë (Benevento-San Xhiorxho, 215km e gjatë), etapa e fundit në kësaj faze të parë të turneut, para pushimit të nesërm. Ai mbërriti i vetëm në vijën e finishit, duke përballuar me sukses një shkëputje në 15 kilometrat e fundit dhe la pas të gjithë rivalët e tij. Në vendin e dytë u rendit holandezi Steven Kriujswik e në të tretin gjermani Simon Geschke.

 

????????????????????????????????????

Foto: Nga Xhiro e Italise 2015

 

Asnjë ndryshim në renditjen e përgjithshme të Xhiros së Italisë, ku në krye qëndron sërish spanjolli Alberto Contador, që mban njëkohësisht edhe fanellën rozë të liderit. Pas tij qëndrojnë italiani Fabio Aru e australiani Ricchi Porte, që edhe pse sot e kanë sulmuar disa herë në malore spanjollin nuk kanë mundur të shkëputen (të dy kanë fituar nga 1 sekondë në renditjen e përgjithshme). Contador ka 3 sekonda avantazh nga Aru e 21 nga Porte pas etapës së 9-të.

 

Alberto Contador del Team Tinkoff Saxo (s) e Fabio Aru del Team Astana (c) durante l'ottava tappa del Giro d'Italia 2015 da Fiuggi a Campitello Matese, 16 maggio 2015. ANSA/CLAUDIO PERI

Foto: Alberto Contador (fanella roze) mes Aru e Porte ne etapen e sotme te Xhiros

 

Etapa e sotme u karakterizua nga një shkëputje e disa çiklistëve, që krijuan një avantazh të lehtë nga grupi i madh. Nga ky grup të “arratisurish” merr nismën për të shkuar i vetëm drejt finishit Paolo Tiralongo, që nuk ndiqet nga pas nga asnjë çiklist tjetër. Tiralanogo fiton i vetëm pas 5 orë, 50 minutash e 31 sekondash, duke çuar në 5 fitoren e çiklistëve italianë në turneun e shtëpisë.

 

???????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

Foto: Xhiro pershkuan rruge qytetase ne Itali

 

Për t’u veçuar në etapën e sotme rrezimi i një motori në 30 kilometrat e fundit. Në të ndodhej një fotograf japonez, por për fat të mirë as piloti e as fotografi nuk pësuan dëmtime. Por grupi i çiklistëve që ndodhej pranë tyre u detyrua të ulte disi ritmin për të evituar rrëzime të tjera. Sot Xhiro është pushim, për t’u rikthyer ditën e martë me etapën e 10-të.

 

eugert zhupa ne gare 1

Foto: Eugert Zhupa para etapes se sotme

 

Çiklisti shqiptar Eugert Zhupa që garon në Xhiron e Italisë me ekipin e Southeast, sot e mbylli garën në vendin e 170-të, me 23 minuta e 42 sekonda nga fituesi. Ai garoi me grupin e fundit të çiklistëve, duke bërë një tjetër garë modeste e në mbrojtje, me synimin kryesor të përfundojë Xhiron e Italisë. Në renditjen e përgjithshme, ai është në vendin e 182-të, me 2h17’08” më shumë se kryesuesi Alberto Contador, duke lënë pas vetes vetëm 6 çiklistë në debutimin e tij në Xhiron e Italisë.

 

[total-poll id=21969]

Më shumë nga Çiklizëm