FSHF

Tirana 360 minuta me portë të pa prekur, lë pas ekipet e Superligës.

Tirana 360 minuta me portë të pa prekur, lë pas ekipet e Superligës.

Porta e Tiranës është e pa prekur prej 360 minutash në Kategorinë e Parë. Ekipi bardheblu vendosi një rekord të ri të shtunën në ndeshjen kundër Shkumbinit. Porta e Ilion Likës mbeti e pa prekur edhe në ndeshjen e javës së katërt të kampionatit në Kategorinë e Parë.

Djemtë e drejtuar nga Ze Maria bënë gjithçka mirë, jo vetëm duke shënuar 6 gola ndaj peqinasve, por njëkohësisht duke mbajtur të pa prekur rrjetën edhe për 90 minuta të tjera. Ky është një rekord për ekipet që luajnë në Kategorinë e Parë, pasi të gjitha skuadrat në të dy grupet, kanë pësuar gola.

Ekipi kryeqytetas konfirmoi në ndeshjen kundër Shkumbinit, që do të jetë pretendente kryesore për të fituar kampionatin në Kategorinë e Parë por edhe për tu ngjitur në Superligë. Mbrojtja e bardhebluve është perfekte në katër javët e para të kampionatit, ajo funksionon shumë mirë, duke mos lejuar hapësira për sulmuesit kundërshtarë.

Gjithashtu me këtë ritëm, ekipi kryeqytetas do të vendosë rekorde edhe sa i përket numrit të golave të shënuar. Forma e mirë e Ngoo, Dokës dhe Yunus, ka bërë që në 4 ndeshje të kampionatit, Tirana të shënojë 13 gola,  mestarisht 3 gola për ndeshje.

Me këto shifra, Tirana lë pas edhe ekipet e Superligës, pavarësisht se luan në një kategori më inferiore ku rivaliteti dhe cilësia e ekipeve nuk krahasohet me ato që luajnë në elitë.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga FSHF