Futboll

Tirana abonohet me dështimin, turpërohet edhe për 97-vjetor nga Dinamo

Nuk ka më asnjë dritë në tunelin e errët në të cilin prej disa kohësh Tirana e udhëhequr nga kryeaksioneri Refik Halili udhëton ngathët. Bardheblutë, të cilët tashmë përgatiten për të debutuar në Kategorinë e Parë, si kurrë më parë në historinë e klubit më të titulluar në Shqipëri, janë mundur sërish, edhe sot në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përballë Dinamos, bashkëudhëtare në kategorinë inferiore.

Ekipi 24 herë kampion i Shqipërisë, që një ditë më parë duhet të festonte 97 vjetorin e themelimit, është mundur sot në shtëpi në derbin inferior të kryeqytetit, përballë bluve të Dinamos me rezultatin 1-0, me gol të shënuar nga ish-lojtari i Tiranës, Mirel Çota dhe të drejtuar nga një tjetër ish-bardheblu, Igli Allmuça. Një tjetër dëshmi e dështimit të drejtimit bardheblu nën moton e milionave të fasadës dhe brazilianëve të famshëm.

Më shumë nga Futboll