Kampionati Shqiptar

Tirana barazon miqësoren e dytë në tokën turke

Pas barazimit me kazakët e FC Tobol, Tirana e drejtuar nga trajneri Ze Maria, që po zhvillon prej ditësh përgatitoren e dimrit në Antalia, ka luajtur sot miqësoren e dytë në tokën turke. Edhe kësaj here, bardheblutë kanë barazuar me rezultatin 2-2 ndaj SKA Khabarovsk. Golat për 24 herë kampionët e Shqipërisë u shënuan në pjesën e parë nga Yunus Sentamu dhe Asjon Daja. Ze Maria e nisi këtë test të radhës me këtë formacion: Abibi, Cake, Bishaj, Hoxhallari, Kerciku, Maveje, Daja, Karabeci, Greca, Yunus, Ngoo. Me kalimin e minutave u aktivizuan edhe disa lojtarë të tjerë, në të dyja skuadrat, çka e zbehu paksa lojën dhe la në fuqi barazimin e pjesës së parë.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar