Futboll

Tirana barazon në miqësore, Muzaka rigjen golin pas 8 muajsh

Skuadra e Tiranës ka zhvilluar pasditen e sotme në kompleksin stërvitor “Skënder Halili” ndeshjen miqësore të planifikuar ndaj ekipit të kategorisë inferiore, Sopoti. Një takim i mbyllur në barazim në shifrat 1-1, me miqtë të cilët kaluan të parët në avantazh në minutën e 52’, me gol të realizuar nga Kastrati, nga pika e bardhë e penalltisë.

Ka nisur ndeshja miqesore Tirana – Sopoti ne “Skender Halili”.

Posted by KF Tirana on Wednesday, November 11, 2015

Vetëm 20 minuta ka zgjatur epërsia e Sopotit, teksa bardheblutë kanë gjetur golin e barazimit në minutën e 72’ pikërisht me mesfushorin Gjergji Muzaka. Ky i fundit, pasi shënoi rikthimin e tij nga dëmtimi duke debutuar një javë më parë në takimin ndaj Kastriotit, i vlefshëm për Kupën e Shqipërisë, sot jo vetëm që është rikonfirmuar, por gjithashtu është takuar sërish me golin pas plot 8 muajsh që nuk shënonte.

Gjergji muzaka ka barazuar shifrat në të 72', duke rigjetur golin pas 8 muajsh.

Gjergji muzaka ka barazuar shifrat në të 72′, duke rigjetur golin pas 8 muajsh.

Më shumë se për garën për rezultat, takimi i sotëm shërbeu që trajneri Ilir Daja të mund të testojë kontigjentin në dispozicion, sikurse edhe të eksperimentojë në aspektin tekniko-taktik. Pikërisht në këtë kuadër, trajneri Daja aktivizoi të gjithë lojtarët në dispozicion, madje duke i dhënë hapësirë dhe minuta edhe disa futbollistëve të rinj. Nga ana tjetër, skuadra e Sopotit ka realizuar testin e fundit para ndeshjes ndaj Skënderbeut, e vlefshme për takimin e dytë kualifikues për në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

[total-poll id=109136]

Më shumë nga Futboll