Futboll

Tirana e nis me fitore aventurën në inferiore/ Rezultatet e Kategorisë së Parë

Bardheblutë e kanë nisur me një fitore minimale dhe shumë të luftuar aventurën si debutues në Kategorinë e Parë, pasi kanë mundur 1-0 skuadrën e Ilirisë në “Selman Stërmasi”. Tirana, dominuese në lojën me top gjatë të gjithë ndeshjes ka qenë shumë larg performancës së realizuar pak ditë më parë në ndeshjen e Superkupës së Shqipërisë, ku mundën kampionët në fuqi të Shqipërisë, Kukësin. Por, njëlloj si në triumfin ndaj verilindorëve, edhe sot ndaj Ilirisë në inferiore, 24 herë kampionët e Shqipërisë kanë mundur të sigurojnë fitoren falë një goli të realizuar nga jashtë zonës kundërshtare, kësaj here me protagonist Maveje në minutën e 79’. Nga ana tjetër, skuadra e Ilirisë ka surprizuar, pasi ka mundur t’i bëjë ballë dhe t’i rezistojë, madje edhe të vërë në vështirësi ekipin më të titulluar në Shqipëri, për më tepër në shtëpinë e bardhebluve, por janë ndëshkuar në një moment të vetëm.

Në këtë ditë të parë të javës së parë të kampionatit në Kategorinë e Parë janë luajtur nëntë ndeshjet e planifikuara në kalendar, me Besa-Dinamo, në program për tu zhvilluar nesër në orën 14:00. Një javë kjo që ka shënuar fitoren e thellë dhe bindëse të skuadrës së Erzenit në shtëpi përballë Korabit, me rezultatin 4-1, me shijaksit që marrin menjëherë kreun e klasifikimit të Grupit A, të shoqëruar nga Kastrioti që gjithashtu fitoi në transfertë 0-2 ndaj Burrelit, si dhe Egnatia që fitoi minimalisht 1-0 ndaj Vllaznisë B. Barazimi i vetëm në Grupin A është shënuar në ndeshjen Besëlidhja-Tërbuni 1-1.

Grupi A

Erzeni-Korabi         4-1
Beslidhja-Tërbuni  1-1
Egnatia-Vllaznia B 1-0
Burreli-Kastrioti      0-2
E Dielë, (17.09.2017)
14:00| Besa – Dinamo

Image may contain: one or more people and outdoor

E njëjtë situata edhe në Grupin B, ku ndeshja Tirana-Iliria, e përfunduar me fitoren minimale të bardhebluve, 1-0, ka mbyllur këtë ditë të parë të Kategorisë së Parë. Në këtë grup është Bylis që merr kryesimin, pas fitores 0-2 ndaj Shkumbinit, shoqëruar nga Turbina e cila fitoi në shtëpi 3-1 përballë Naftëtarit, Apolonia pas fitores së fierakëve ndaj Shënkollit 1-0 dhe Tirana debutuese. Barazimi i vetëm në këtë grup është regjistruar në ndeshjen Tomori-Pogradeci 1-1.

Grupi B

Tomori-Pogradeci I               1-1
Apolonia-Shënkolli               1-0
Turbina-Naftëtari    3-1
Shkumbini-Bylis    0-2
Tirana-liria             1-0

Më shumë nga Futboll