Kampionati Shqiptar

Tirana e përuron “Selman Stermasin” ndaj Skënderbeut

Tirana do të presë Skënderbeun në javën e 13-të të kampionatit. Nën drejtimin e Ilir Dajës, bardheblutë kanë 3 fitore dhe një barazim radhazi. Pra, nuk e njohin humbjen, kanë nisur kthesën dhe po shohin përditë e më shumë, me më tepër besim, nga kreu i renditjes.

Tirana do të presë Skënderbeun në javën e 13-të të kampionatit. Nën drejtimin e Ilir Dajës, bardheblutë kanë 3 fitore dhe një barazim radhazi. Pra, nuk e njohin humbjen, kanë nisur kthesën dhe po shohin përditë e më shumë, me më tepër besim, nga kreu i renditjes. Optimizmi për të synuar titullin është real. Dhe, për ta rritur më tej adrenalinën e lojtarëve të skuadrës kryeqytetase, vjen në ndihmë edhe stadiumi “Selman Stermasi”, i cili është bërë gati për duelin me kampionët e Shqipërisë në fuqi.

12274241_699861376782403_1472453684373182681_n

Stadiumi “Selman Stermasi” po bëhet gati të presë supersfidën e javës së 13-të, Tirana-Skënderbeu

Pra, ndeshja Tirana-Skënderbeu do të luhet në “shtëpinë” bardheblu, që i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë dhe ka ndryshuar tërësisht pamjen. Do të jetë pa diskutim dhurata më e madhe për Tiranën e futbollit, për tifozët, skuadrën dhe vetë klubin. Do të jetë një dhuratë edhe për kryeqytetin, komunitetin, apo këdo tjetër që jeton me futbollin. Shtëpia bardheblu, “Selman Stermasi”, i është nënshtruar prej më pak se një viti rikontruksionit të plotë, që ka tjetërsuar gërmadhën, e cila më parë quhej stadium.

Selman Stermasi 8

Stadiumi “Selman Stermasi” i “veshur” me ngjyrat bardheblu

Stadiumi i ri do të ketë një kapacitet 9600 vendesh, sektorë të veçantë për tifozërinë mike, sektorë për personalitetet, ndarje të veçantë për gazetarët, zona miks, tualete, një bar-kafe në tribunën qendrore dhe një tjetër në tribunën përballë, nëntë hyrje, zona të dedikuara për transmetimin televiziv, parking të dedikuar dhe shumë detaje të tjera, që plotësojnë standartet e nevojshme për një stadium bashkëkohor, të liçensuar nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Gjithçka është mundësuar nga një invesim i jashtëzakonshëm i presidencës së Tiranës.

[total-poll id=105199]

 

Më shumë nga Kampionati Shqiptar