Volejboll

Tirana fiton derbin, Partizani dorëzohet edhe tek meshkujt

Tirana ka fituar Kupën e Federatës në derbin e së dielës mbrëma ndaj Partizanit në volejboll për meshkuj me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Një përballje kokë më kokë për kryeqytetasit që bën një lojë rivalizuese duke i dhënë bukurinë që meritonte derbit në parket.

Seti i pare u mbyll në favor te djemve të Ilo Kojës të cilët pasi realizuan një duel në parket, fituan me diferencë të ngushtë në rezultat 25-23.

Ndërsa seti i dytë ka sjellë kundërpërgjigjen e të të kuqve, të cilët u fuqizuan në pikët e fundit duke e mbyllur në shifrat 21-25.

Seti i tretë nuk iu ngjasonte aspak dy të parëve, pasi djemtë e Ylli Tomorrit i kapi “ngërçi” dhe i dhuruan setin Tiranës në rezultat të thellë 25-11.

Seti përfundimtar qe i dhuroi fitoren Tiranës startoi rivalizues dhe u mbyll i tillë në rezultatin 25-22.

Derbin dhe kupën në volejboll për meshkuj e fiton Tirana në rezultat të përgjithshëm 3-1.

Ky aktivitet shërbeu dhe si një pasqyrë për kampionatin e volejbollit në sezonin 2018-2019.

Më shumë nga Volejboll