Basketboll

Tirana fiton derbin me Studentin, Vllaznia “leksion” Skënderbeut

Në pritje që ditën e shtunë të luhet super-ndeshja mes Flamurtarit dhe Goga Basket, dy ekipet kryesuese të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra, janë luajtur sot dy takimet e tjera të Grupit A. Derbi kryeqytetas mes Tiranës dhe Studentit është fituar me lehtësi 75-45 nga basketbollistet bardheblu, që korrën suksesin e 4-t sezonal dhe janë ngjitur në kuotën e 11 pikëve. Një ndeshje e dominuar nga Tirana, që pati epërsi në fushë, duke u shkëputur gradualisht nga perioda në periodë dhe e meritoi fitoren.

Nga nje ndeshje mes Tiranes dhe Studentit

Pas këtij takimi, skuadrat kryeqytetase ruajnë pozicionet e tyre në renditje, me Tiranën që ndodhet në vendin e tretë dhe Studentin menjëherë pas tij. Po sot ka fituar edhe Vllaznia, që mundi 63-58 Skënderbeun në Shkodër, në një takim me rivalitet edhe pse niveli ishte i ulët. Për shkodranet ky është suksesi i dytë në kampionat, të dyja të arritura ndaj korçareve, që ndodhen në vendin e fundit pa asnjë fitore, ndërsa Vllaznia shpreson ende për një vend në play off.

BASKETBOLL – FEMRA, GRUPI A (JAVA E 7-TË)

Tirana – Studenti, 75-45

Vllaznia – Skënderbeu, 63-58

E shtunë, 9 dhjetor

Flamurtari – Goga Basket, ora 11:00 (Vlorë)

Renditja: Goga Basket 12 pikë (6/0), Flamurtari 11 pikë (5/1), Tirana 11 pikë (4/3), Studenti 10 pikë (3/4), Vllaznia 9 pikë (2/5), Skënderbeu 7 pikë (0/7).

Më shumë nga Basketboll