Basketboll

Tirana mposht Teutën, shpallet kampione e Shqipërisë

Përgatiti: Nerilda Meda

Tirana është shpallur kampione e Shqipërisë në Basketboll për meshkuj ditën e diel ne Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Një finale e pestë e Play Off-it shumë rivalizuese nga ekipi i Teutës por që në fund Tirana rimerr kupën e Shqipërisë në shtëpi.

Perioda e parë filloi me aksionin e Teutës që realizojë koshin e parë por kaq ishte. Më pas Tirana “mori frenat” e lojës në dorë duke mbyllur këtë periodë në avantazh të saj 21-14. Tirana ndryshë nga ndeshjet paraardhëse dukej më e vendosur dhe rezultoi më e saktë se Teuta që pavarësisht deshirës gaboi shumë që në fillim.

Perioda e dytë solli rikuperimin e ekipit Durrsak, me djemtë e detit që ngushtuan rezultatin në 35-31 duke realizuar aksione më të sakta. Por kryevepër ishte perioda e tretë ku djemtë e detit barazuan dy herë Tiranën në pikën e 38-të dhe 44-të por mjaftoi një gabim i Uruçit që ktheu lojën. Tirana për një minutë shënoi 10 pikë, që e dërguan rezultatin në diferencën e 10 pikëve, 56-46.

Perioda e fundit ishte vendimtare. Tirana luajti më e qetë pasi kishte avantazhin ndërsa Teuta luftoi që ta arrinte dhe në fakt ishte një moment ku diferenca ishte vetëm 3 pikë, 60-57. Por në fund bardhëeblutë arrijnë të rithelloi avantazhin në 68-60 pikë duke mbyllur me fitore finale e fundit të Play-Off-it.

Shpërtheu në festë, tifozeria së bashku me ekipin për një tjetër trofe të Tiranës, tashmë në duart e tyre ishte Kupa e 20-të e Shqipërisë në Basketboll për meshkuj.

Menjëherë pas ndeshjes trajneri i ekipit Durrsak Boban Ninic tregon se Tirana e meritoi fitoren pasi ata gabuan shumë. Ndërsa trajneri i Tiranës, Antonios Doukas falënderon djemtë e tij që dhanë shpirtin në parket. Dhe këtë herë jo vetëm që nuk ka problem më arbitrat por thotë që skanë pasur asnjëherë pasi e kanë pas thjeshtë të fiksuar në tru.

Më shumë nga Basketboll