Kampionati Shqiptar

Tirana fiton miqësoren kundër Kamzës

Tirana ka fituar pa vështirësi përballë Kamzës në “Skënder Halili”. Bardheblutë kanë zgjidhur gjithçka brenda pjesës së parë fatin e kësaj miqësore të zhvilluar në kryeqytet. Fillimisht ka shënuar Malaj me një devijim brenda zonës e më pas Gërxhaliu dhe Lika dy gola spektakolarë, për të merituar duartrokitjet e tifozëve bardheblu. Në pjesën e dytë janë aktivizuar të gjithë lojtarët që kanë qenë të gatshëm për trajnerin Shkëlqim Muça. Në fundin e pjesës së dytë ka qenë Ymeri për Kamzën që ka ngushtuar shifrat ne 3-1.

tirana-kamza 2

Tirana dhe Kamza para fillimit të ndeshjes miqësore

Ndeshja e radhës miqësore do të luhet të premten në Fier përballë Apolonisë. Orari i këtij takimi mbetet për t’u konfirmuar në ditët në vazhdim. Veç dy ndeshjeve miqësore për këtë javë, në plan janë edhe dy takime testuese për javën e ardhshme, por rivalët ende nuk janë përcaktuar.

Tirana – Kamza 3-1
Shënues: Malaj 28′, Gërxhaliu 44′, Lika 46′ / Ymeri 80′

Formacioni: Frashëri, Bulku, Pashaj, Gërxhaliu, Smajli, Sefa, Teqja, Malaj, Hoxhallari, Lika, Fukui.

U aktivizuan: Caka, Kavdanski, Domgjoni, Nuriu, Peci, Mumajesi, Sorra, Sallaku.

Trajner: Shkëlqim Muça

Më shumë nga Kampionati Shqiptar