Basketboll

Tirana fiton sfidën e prapambetur më Kamzën, por qëndron ende e dyta

Tirana në basketboll për meshkuj ka fituar 95-82 ndaj Kamza Basket, në ndeshjen e prapambetur të Superligës, e vlefshme për javën e 7-të. Ndeshje u luajt në Kamëz dhe në shumicën e kohës ka qenë e një niveli të kënaqshëm, me vednasit që kanë tentuar deri në fund të rivalizojnë dhe fitojnë. Por Tirana, një skuadër më e kompletuar, e dominoi ndeshjen dhe e fitoi atë me meritë, duke korrur suksesin e 8-të sezonal.

Pavarësisht kësaj, bardheblutë qëndrojnë në vendin e dytë, së bashku me Partizanin dhe një pikë larg Teutës, ndërkohë që Tirana ka ende edhe një ndeshje të prapambetur, atë të javës së 10-të ndaj Vllaznisë për të zhvilluar. Ky takim ishte një test i mirë për kampionët e Shqipërisë, që më 24 janar do të rikthehen në Ligën Ballkanike, ku do të luajnë në Kosovë ndaj Bashkimit.

Superliga – Basketboll Meshkuj, Java e 7-të (e prapambetur)

Kamza Basket – Tirana, 82-95

Renditja: Teuta 17 pikë (7/3), Tirana 16 pikë (8/1), Partizani 16 pikë (6/4), Vllaznia 14 pikë (5/4), Kamza Basket 13 pikë (3/7), Barleti Eagles 10 pikë (0/10).

*Tirana e Vllaznia kanë një ndeshje më pak

Më shumë nga Basketboll