• Tirana: FSHF të dënojë gjyqtarin Kridens Meta

    Publikuar: 20 Feb 11:04

    Skuadra e Tiranës ka pësuar një goditje të shumëfishtë, pasi ka regjistruar disfatën e parë në derbi për këtë sezon, duke u mundur me rezultatin 2-1 nga Partizani, por njëherësh ka numëruar edhe humbjen e katërt radhazi në kampionat. Megjithatë, klubi i Tiranës ia faturon humbjen e derbit gjykimit, që sipas bardhebluve ishte i qëllimshëm. Në një komunikim zyrtar, klubi i Tiranës vë gishtin direkt mbi kryesorin Kridens Meta, duke dhënë edhe shpjegimin përkatës.

    Ja reagimi i klubit të Tiranës në profilin zyrtar në Facebook: “KF Tirana dënon në mënyrë të përsëritur gjykimin. Sot Kridens Meta vendosi së bashku me ndihmësit e tij rezultatin e ndeshjes, duke lejuar një gol të parregullt, mohuar një 11-metërsh dhe ndikuar në mënyrë konstante kundër Tiranes. Nuk është rastësi që në dy vitet e fundit është akorduar vetëm një 11-metërsh në 58 ndeshje, ashtu siç nuk është rastësi që të njëjtët gjyqtarë rikthehen për të vendosur atë që kanë paracaktuar. KF Tirana dënon publikisht gjithçka ka ndodhur sot, në një ndeshje që nuk meritonte të mbyllej ashtu. KF Tirana do të kërkojë në Federaten Shqiptare dënimin e gjyqtarit Kridens Meta dhe ndihmësve të tij, që sot përcaktuan humbjen.


    Lexo postimet e tjera