Basketboll

Tirana gati për sezonin e ri, 3 përforcime për të kapur titullin

Skuadra e Tiranës në basketboll për femra përgatitet për debutimin në sezonin e ri 2017-2018, teksa ditën e premte do të presë në “Fahrie Hoti” rivalet e Goga Basket, një përballje mes dy nga ekipeve pretendente për titull. Gjithçka duket gati në kampin bardheblu, që edhe sezonin e ri do të drejtohet nga dyshja Roland Avrami e Mirza Alibegaj, që do të kërkojnë të sjellin në kryeqytet trofetë kryesorë. Puna për sezonin e ri ka nisur prej kohësh dhe skuadra kërkon ta nisë mbarë kampionatin, duke kënaqur edhe fansat që gjithnjë kanë qenë të shumtë.

Nga nje ndeshje mes Goga Baske dhe Tiranes

Për t’ia dalë mbanë, në radhët e Tiranës kanë ardhur dy lojtare me përvojë në kampionatin shqiptar si Igena Qypi e Dajana Baraj, ndërkohë që përforcimi i tretë është basketbollistja serbe Natasa Pavlov. Të trija këto lojtare kanë kohë që kanë mbërritur në kryeqytet dhe i janë bashkur ekipit, ku pritet të japin ndihmesën e tyre për të arritur objektivat. Trajneri i mirënjohur Avrami do të ketë kështu në dispozicion një grup cilësor, duke synuar që të rikthejë titullin kampion, ndërkohë që pretendent për titull është edhe ekipi i Flamurtarit, kampion në fuqi.

Superliga – Meshkuj, Java e parë (13 tetor)

Kamza Basket – Partizani, ora 18:30 (Kamëz)

Eagles Basket – Tirana, ora 18:30 (Fahrie Hoti)

E shtunë, 14 tetor

Vllaznia – Teuta, ora 18:00 (Shkodër)

Kategoria e Parë – Meshkuj, java e parë (14 tetor)

Flamurtari – Elbasani, ora 13:00 (Vlorë)

Apolonia (pushim)

E diel, 15 tetor

Goga Basket – Skënderbeu, ora 11:00 (Durrës)

Kategoria e Parë – Femra, Grupi A, java e parë (13 tetor)

Tirana – Goga Basket, ora 16:00 (Fahrie Hoti)

E shtunë, 14 tetor

Flamurtari – Skënderbeu, ora 11:00 (Vlorë)

Vllaznia – Studenti, ora 16:00 (Shkodër)

Më shumë nga Basketboll