Connect with us

Kampionati Shqiptar

Tirana ka dy njoftime të rëndësishme për tifozët

Klubi bardheblu ka bërë me dije se ndeshja e javës së 17-të të Superiores, e planifikuar për në orën 17:00, është afruar me tri orë në kohë.

Klubi bardheblu ka bërë me dije se ndeshja e javës së 17-të të Superiores, e planifikuar për në orën 17:00, është afruar me tri orë në kohë. Pra, ajo do të nisë në 14:00. Kuptohet pse është vepruar kështu, nisur nga “precedenti derbi”, kur u fikën dritat. Ja njoftimi përkatës: “Tirana-Luftëtari do të luhet në orën 14:00 dhe jo në orën 17:00. Axhenda zyrtare e kësaj ndeshjeje është ndryshuar. Mos mungoni në ndeshjen e fundit në shtëpi për vitin 2016. Të përkrahim skuadrën për të rikthyer fitoren e munguar në javët e fundit.”

15420775_1797707283818719_1561622439954266970_n

Po ashtu, klubi 24 herë kampion ka njoftuar edhe situatën me biletat: “Nesër luajmë në shtëpi, ndeshjen e fundit për vitin 2016. Tirana do të presë Luftëtarin në “Selman Stermasi”. Biletaria pranë stadiumit do të hapet nesër, në orën 10:00. Çmimet e biletave për tifozët bardheblu: Tribuna A1/B1 – 1000 lekë (të reja); Tribuna A2/B2 – 700 lekë; Tribuna C1/ C2 – 300 lekë; Tribuna D2/ D1/ E/ F/ G1/G2 – 300 lekë. Çmimet për tifozët miq: Tribuna H1/H2 – 300 lekë.”

Më shumë nga Kampionati Shqiptar