Connect with us

Futboll

Tirana konfirmon ofertat, por Meveil është i pashitshëm

Sikurse kanë bërë në çdo okazion të ngjashëm, zyrtarët bardheblu, me fillim e kësaj fushate dimërore të merkatos, kanë nxituar të hidhen në sulm, por jo për të ndërhyrë në treg me qëllim përforcimin e ekipit, por për të përgënjeshtruar lajmet e mediave, edhe kur vetë ato janë servirur që në fillim si aludime, pa ofruar siguri apo zyrtarizim. Duke i dhënë një konotacion negativ çdo aludimi të merkatos që qarkullon rreth Tiranës nëpër media, teksa konsiderohen të sponsorizuara apo të montuara, 24 herë kampionët e Shqipërisë, konfirmojnë diçka që i shkon për shtat qëllimeve të vetë klubit. Është konfirmuar kështu nga bardheblutë interesimi dhe ofertat e majme të mbërritura në adresë të Meveil Ndockyt, por duke përjashtuar çdo mundësi të shitjes së futbollistit.

Rezultate imazhesh për merveil ndockyt Tirana

Merveil Ndockyt konsiderohet i pashitshëm nga Tirana, pavarësisht ofertave.

“KF Tirana dëshiron të informoj tifozët bardheblu dhe opinionin sportiv për punën intensive që klubi po bën për pjesën e dytë të sezonit. Në çdo periudhë transferimesh, emra të ndryshëm publikohen në media mbi mundësitë e afrimit tek Tirana. Fjalë të pavërteta janë thënë e shkruar në ditët e fundit nga media të ndryshme sportive, të shkruara vizive apo online. KF Tirana po punon për të afruar në skuadër elementë cilësorë, të përzgjedhur nga stafi teknik dhe me cilësitë e nevojshme për objektivat sezonale. Klubi fton gjithashtu mediat të mos abuzojnë me lajme të sponsorizuara apo të montuara. KF Tirana konfirmon lajmin për ofertat e mbërritura për Merveil Ndockyt, oferta të cilat kanë vlerë më të madhe nga sa është publikuar në media, por klubi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e këtij futbollisti me shumë cilësi. Klubi po punon për të krijuar mundësitë e një periudhe përgatitore model dhe përgatitjen si duhet të pjesës së dytë të sezonit. Në kanalet zyrtare të klubit do të publikohet në mënyrë sistematike informacion i saktë për tifozët dhe opinionin sportiv”.

https://www.youtube.com/watch?v=LMtpcelgQWc

Më shumë nga Futboll