Kupa e Shqipërisë

Tirana mposht pastër Vllazninë në Kupën e Shqipërisë

Një fitore e pastër e Tiranës në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë, për më tepër ndaj Vllaznisë, një rivali historik, edhe pse këtë edicion luajnë në kategori të ndryshme. Bardheblutë kanë fituar 2-0 dhe kanë “prekur” turin e tretë, teksa Vllaznisë do t’i duhej një mrekulli të përmbyste këtë rezultat pas dy javësh në “Loro Boriçi”. “Klasikja” e futbollit shqiptar nuk e ka pasur atë interesim që jemi mësuar përherë ta shohim, por gjithsesi, “Tirona Fanatics” ishin present, edhe pse me parrullat e tyre kundër presidentit Halili.

Ndeshja ka nisur me gol për Tiranën, por që është anuluar, pasi sulmuesi vendas ka ndërhyrë në mënyrë të gabuar ndaj mbrojtësit shkodran, të paktën kështu ka menduar gjyqtari kryesor. Pjesa e parë ka pasur shumë pak raste dhe ka përfunduar pa gola. E dyta ishte me më shumë ritëm, por goli i parë do të vinte në minutën e 68-të, me autor Grecën. Tirana beson më shumë, ndërsa Vllaznia nuk duket aspak aggressive. Për pasojë, në 83’, vjen goli i dytë me Uellsion. Minutat e mbetura janë me shumë ritëm, ka raste në të dyja krahët, por nuk ka më gola, me Tiranën që thuajse ka kaluar turin me rezultatin 2-0.

Më shumë nga Kupa e Shqipërisë