Basketboll

Tirana mposht Teutën dhe rihap betejën për titull

Tirana fitoi sot pasdite 74-71 ndaj Teutës në finalen e dytë të play off-it në basketboll për meshkuj, duke barazuar në 1-1 serinë e takimeve. Pas fitores së durrsakëve 4 ditë më parë në kryeqytet, sot ka ardhur hakmarrja e bardhebluve, që fitojnë përballjen e dytë në qytetin bregdetar, duke rihapur betejën për titullin kampion. Një tjetër ndeshje emocionuese dhe me rivalitet deri në sekondën e fundit, ku emri i fituesit mbeti i hapur deri në sirenën përfundimtare. Teuta nuk arriti të përfitojë nga faktori fushë dhe nga motivimi që kishte pas fitores së parë, duke gabuar në fund edhe pse luajti mirë. Tirana besoi te fitorja, nuk hoqi dorë dhe ia doli mbanë të përmbysë shifrat në periodën e fundit, duke e merituar fitoren.

Ndeshja nis me gabime nga të dyja skuadrat, një periodë e parë ku ekipet nuk arrijnë të shprehin më të mirën e tyre. Tirana ka një epërsi të lehtë, duke udhëhequr 16-13 në mbylljë të 10-minutëshit të parë, por me nisjen e çerekut të dytë Teuta nis menjëherë të marrë frenat e lojës në dorë. Durrsakët dalin në avantazh 18-16, por nga ky moment loja bëtet e ekuilibruare, rezultati barazohet disa herë deri në fundin e pjesës së parë. Tirana e mbyll 20-minutëshin e parë në avantazh 34-32, në një ndehsje ku ekipet gabojnë shumë dhe ndiejnë tensionin e një finaleje.

Perioda e tretë është më e mirë për basketbollistët vendës, që kanë një epërsi të lehtë, madje për një moment shkojnë edhe deri në 7 pikë avantazh, 51-47, por skuadra e Tiranës nuk dorëzohet dhe rikuperon në momentet e fundit. Pas kësaj periode, shifrat ngushtohen në 54-53 në favor të Teutës, që mbështetet edhe nga fansat e shumtë. Edhe perioda e katërt është mjaft e ekuilibruar dghe emocionuese, me bardheblutë që kanë një epërsi të lehtë, duke u shkëputur 66-61.

Teuta bën disa gabime në gjuajtue në përpjekje për të rikuperuar, por nuk dorëzohet, duke ngushtuar deri në 1 pikë diferencë, 72-71, por ka vetëm një sekondë lojë. Tirana nuk gabon si herën e fundit, duke fituar 74-71 pas dy gjuajtjeve të sakta të Hysenagollit dhe barazon 1-1 serinë e ndeshjeve. Të dielnë, në kryeqytet luhet finalja e tretë, por e sigurt është edhe perballja e katërt pas një jave në Durrës.

Teuta – Tirana, 71-74 (13-16, 19-18, 22-19, 17-21)

Më shumë nga Basketboll