Basketboll

Tirana mposht Vllazninë, një trio ndjek Teutën kryesuese

Edhe pse Vllaznia ka udhëhequr për 30 minuta, skuadrës së Tiranës i kanë mjaftuar 10 minutat e fundit për të përmbysur disavantazh dhe të fitojë 94-83 ndaj miqve nga Shkodra. Kjo sfidë mbylli javën e 5-të të Superligës në Basketboll për meshkuj, luajtur në “Fahrie Hoti”, ndërkohë që këtë fundjavë nisin ndeshjet e kthimit të fazës së parë. Fitore e merituar e bardhebluve, që edhe pse po luajnë çdo tri ditë (luajnë edhe në Ligën Ballkanike), tregojnë superioritet në kampionat. Ndaj Vllaznisë, basketbollistët e Tiranës shkarkuan të gjitha bateritë në 10-minutëshin e fundit, pasi lanë miqtë të udhëheqin për 30 minuta, duke marrë fitoren në fund. Ky është suksesi i katërt sezonal për Tiranën kampione, që ngjitet në vendin e dytë në renditje, bashkë me Partizanin dhe Vllazninë.

Basketboll – Superliga Meshkuj, java e 5-të

Tirana – Vllaznia, 94-83

Kamza Basket – Barleti Eagles, 105-52

Teuta – Partizani, 91-69

Renditja: Teuta 9 pikë (4/1), Partizani 8 pikë (3/2), Tirana 8 pikë (4/1), Vllaznia 8 pikë (3/2), Kamza Basket 6 pikë (1/4), Barleti Eagles 5 pikë (0/5).

Më shumë nga Basketboll