Kombëtarja

Tirana mund Kombëtaren U-21 në miqësore

Ka përfunduar 1-0 për Tiranën ndeshja miqësore ndaj Kombëtares U-21 të drejtuar nga Alban Bushi. Ndeshja është luajtur sot pasdite, me start orën 17:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Goli i vetëm i takimit u shënua nga kapiteni i Tiranës, Erando Karabeci, në minutën e 43-të me 11-metërsh. Alban Bushi hodhi në fushë lojtarët më në formë dhe titullarë për të parë sjelljen e tyre në fushë dhe gjendjen që kanë për momentin në prag të ndeshjes eliminatore të “Euro 2019”, atë me Islandën më 10 tetor, që do të luhet në “Elbasan Arena”. Shpresa surprizoi në ndeshjen e fundit pikërisht Islandës, e fituar 2-3, por që u zhvillua në Reykjavik.

Shqipëria U-21 ka zhvilluar 3 ndeshje, ka barazuar me Estoninë 0-0 në shtëpi (ky mund të quhet zhgënjyes), ka humbur në me Irlandën e Veriut 0-1 në Belfast (goli në ’95) dhe fitoi 3-2 në Islandë. Si trajneri Bushi, ashtu edhe futbollistët, kërkojnë mbështetje nga tifozët për ndeshjen e radhës me Islandën, në mënyrë që të mposhtet një kundërshtar rival. Spanja është rivale absolute në grupin 2 eliminator, por Shqipëria mund të luftojë për vendin e dytë dhe mundësitë janë, pavarësisht se në grup ndodhet edhe një kundërshtar si Sllovakia.

Më shumë nga Kombëtarja