• Tirana me mungesa në Shkodër, në dispozicion s’janë  Muça, Kërçiku dhe Akua

    Publikuar: 20 Dec 9:04

    Skuadra e Tiranës do të shënojë mbylljen e gjysmës së parë të këtij sezoni në transfertën e vështirë të Shkodrës, kësaj here në një stadium tërësisht të rinovuar. Bardheblutë shkojnë në këtë sfidë ndaj Vllaznisë, menjëherë pasi u rikthyen te fitorja që mungonte prej plot katër javës, teksa në fundjavë, mundën në shtëpi Luftëtarin. Pavarësisht rikthimit të optimizmit falë fitores së fundit, 24 herë kampionët e Shqipërisë nuk shkojnë të plotë në Shkodër. Ndonëse mund t’i kënaqen faktit që kapiteni Karabeci vjen nga skualifikimi, bardheblutë do të vuajnë mungesën e Muçës, Kërçikut dhe Akua.

    Bardheblutë shkojnë në Shkodër pa Muçën, Kërçikun dhe Akua.
    Bardheblutë shkojnë në Shkodër pa Muçën, Kërçikun dhe Akua.

    Është pikërisht kjo situata që zyrtarët e klubit të Tiranës komunikojnë nga kampi bardheblu, teksa vijojnë përgatitjet për ndeshjen e fundit të këtij viti kalendarik. “Skuadra vijon përgatitjet për ndeshjen e fundit për vitin 2016. Bardheblutë janë stërvitur sot në “Skënder Halili” për takimin me Vllazninë që do të luhet të enjten. Nesër skuadra do të mbyllë përgatitjet për tu grumbulluar në Shkodër një natë para ndeshjes. Për këtë takim do të rikthehet nga pezullimi Erando Karabeci ndërkohë që do të mungojnë për shkak dëmtimesh Muça, Kërçiku dhe Akua”.


    Lexo postimet e tjera