• Tirana në krizë rezultatesh, sulmi problemi kryesor

    Publikuar: 15 Dec 1:54

    Tirana ka humbur besimin, bardheblutë po kalojnë një krizë rezultatesh në përfundim të fazës së dytë. 2 humbje në 5 ndeshjet e fundit janë shumë për një ekip që objektivin minimal ka pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Reparti që funksiononte më së miri te Tirana ishte mbrojtja që së bashku me portierin Ilion Lika në javët e para kanë treguar një nivel të lartë. Në ndeshjet e fundit, ndikuar edhe nga mungesa e Teqese apo Muçës bardheblutë kanë humbur stabilitetin duke pësuar katër gola në tri ndeshje dhe kanë shënuar vetëm 2. Sulmi  nuk është problemi i vetëm i 24 herë kampionëve, por është më kryesori. Qendërsulmuesi Cisse ka zhvilluar deri tani 10 ndeshje si titullar por akoma nuk e ka gjetur golin.

    josa-prezantohet-te-tirana

    Josa mund të justifikohet me faktin se është një skuadër që nuk e ka ndërtuar ai dhe i mungojnë kualitetet në sulm, por kampionati po vështirësohet dhe me këtë ritëm bardheblutë rrezikojnë edhe vendin e katërt pasi Luftëtari ndjek nga pas me 2 pikë më pak. Është pikërisht ky kundërshtar që në fazën e parë u shkaktoi humbjen e parë dhe largoi teknikun Ilir Daja për rezultate të dobëta. Sërish Tirana përballet me Luftëtarin, por këtë herë në “Selman Stërmasi”, fitorja është detyrim për të hedhur pas krahëve ecurinë negative të ndeshjeve të fundit, ndryshe situata mund të bëhet e papranueshme.


    Lexo postimet e tjera