Basketboll

Tirana në Ligën Ballkanike, një trajner maqedonas në stol

Lajmi ende nuk është zyrtarizuar nga drejtuesit e klubit kryeqytetas, që kanë vendosur të bëjnë ndryshime rrënjësore në staf. Ardhja e Petrovskit duket e sigurt dhe çështje ditësh

Pasi ka konfirmuar pjesëmarrjen në Ligën Ballkanike, Tirana në basketboll për meshkuj ka vendosur të afrojë një trajner maqedonas në stol. Bëhet fjalë për Slobodan Petrovski, 47 vjeç, që do të drejtojë bardheblutë jo vetëm në Ligën Ballkanike por edhe në kampionat. Lajmi ende nuk është zyrtarizuar nga drejtuesit e klubit kryeqytetas, që kanë vendosur të bëjnë ndryshime rrënjësore në staf. Ardhja e Petrovskit duket e sigurt dhe çështje ditësh, teksa pritet të vijë bashkë me djalin e tij 19-vjeçar, që gjithashtu është basketbollist.

Tirana në Ligën Ballkanike, një trajner maqedonas në stol

Trajneri maqedonas Slobodan Petrovski

Sezonin e fundit, Slobodan Petrovski ka qenë trajner i ekipit maqedonas të Karpos Sokoli, por është larguar dhe ka vendosur të tentojë aventurën në Shqipëri. Maqedonasi do të zërë vendin e trajnerit Roland Avrami, që do të qëndrojë në klubin bardheblu, por me detyrë tjetër (trajner i ekipit të femrave). Tirana ka hyrë fuqishëm edhe në merkato, teksa kërkon të lërë gjurmë si në Ligën Ballkanike, por edhe të fitojë kampionatin, duke u bërë oferta disa prej lojtarëve të ekipit kombëtar. Pasi të mbyllet aventura e kombëtares do të mësohen të reja në merkato.

[interaction id=”57c5921c60f05dde7eaa7601″]

Më shumë nga Basketboll