Kategoria Superiore

Tirana, në Mavorovë me mungesa

Sikurse ishte paralajmëruar që një ditë më parë, e më pas konfirmuar mëngjesin e sotëm, skuadra e Tiranës ka mbërritur në Mavrovë të Maqedonsië, vetëm pak pas mesdite në atë që do të shndërrohet në kampingun veror, ku bardheblutë do të zhvillojnë një pjesë të rëndësishme të përgatitjeve parasezonale.

Tirana nis fazen pergatitore ne MaqedoniBardheblute kane mberritur ne hotel “Bistra” ne Mavrove. Tirana do te qendroj…

Posted by KF Tirana on Monday, July 20, 2015

Por ndërkohë që axhenda e publikuar në lidhje me detajet e transferimit të 24 herë kampioënve nga Tirana drejt Mavrovës, është zbatuar me rigorozitet, ajo që deri diku çudit është fakti se shtyrja me një javë kësaj faze përgatitore nuk ka evituar dot mungesat në kontigjent. Kështu nga vetë zyrtarët bardheblu bëhet e ditur se veç një pozicioni në sulm ende të paplotësuar, me kontigjentin nuk ka udhëtuar as japonezi Masato Fukui, i fundit që iu bashkua Tiranës në këtë merkato vere.

Kontigjenti bardheblu është i paplotë në këtë fillim përgatitore, në mungesë të Fukuit, Kahataës, Karabecit e Muzakës.

Kontigjenti bardheblu është i paplotë në këtë fillim përgatitore, në mungesë të Fukuit, Kahataës, Karabecit e Muzakës.

Sipas njoftimit të publikuar nga bardheblutë, Fukui do t’i bashkohet skuadrës në Mavrovë në një moment të dytë, pasi më parë të ketë kaluar testet fizike. Sipas të njëjtit burim zyrtar, drejt Maqedonisë nuk ka udhëtuar as mesfushori kenian Francis Kahata, vonesa për të cilin nuk është sqaruar, teksa parashikohej që më parë që Karabeci e Muzaka, në fazë rekuperimi të mos ishin domosdoshmërisht pjesë e kësaj faze.

Me portën dhe mbrojtjen të konsoliduara, bardheblutë presin rikthimet në mesfushë dhe plotësimin e sulmit.

Me portën dhe mbrojtjen të konsoliduara, bardheblutë presin rikthimet në mesfushë dhe plotësimin e sulmit.

Ja 24 futbollistët bardheblu që kanë mbërritur në Mavrovë

 

Portierë: Stivi Frashëri, Edvan Bakaj, Marsel Caka, Ditmar Shehri;

 

Mbrojtës: Erion Dushku, Entonio Pashaj, Martin Kavdanski, Marlind Nuriu, Dritan Smajli, Ronald Gërxhaliu, David Domgjoni;

 

Mesfushorë: Fjoralb Deliaj, Erjon Hoxhallari, Olsi Teqja, Dorian Kërçiku, Argjend Malaj, Ervin Bulku, Majkëll Peci, Jetmir Sefa, Gilman Lika;

 

Sulmues: Senad Sallaku, Grent Halili, Mario Morina, Ergys Sorra.

[total-poll id=54961]

Më shumë nga Kategoria Superiore