Tirana dorëzon titullin, Besëlidhja shkon në finale, Teuta-Vllaznia ndërpritet për probleme teknike

2 Maj 2024
19:17
Telesport
back button

Tirana kampione në fuqi e Shqipërisë në basketboll për meshkuj është eliminuar nga gara për titull, duke u eliminuar nga faza gjysmëfinale. Besëlidhja i fitoi të tri sfidat gjysmëfinale ndaj bardheluve, duke prerë një biletë për në finale.

Lezhjanët i fituan të trija sfidat ndaj Tiranës, atë më të fundit 99-85 luajtur në Shkodër, duke fituar 3-0 me ndeshje. Një hakmarrje për skuadrën e Besëlidhjes pas titullit të humbur një vit më parë, po ndaj bardhebluve, që dorëzojnë spektrin e kampionit.

Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër, sfida e tretë Teuta-Vllaznia është ndërprerë për shkak të problemeve teknike. Durrsakët udhëheqin 47-40 në përfundim të pjesës së parë, ndërsa pas dy ndeshjeve të para rezultati është barazim 1-1.

Superliga, gjysmëfinale play off

Nd.1, Besëlidhja – Tirana, 94-84

Nd.1, Teuta – Vllaznia, 103-73

Nd.2, Tirana – Besëlidhja, 63-89

Nd.2, Vllaznia – Teuta, 86-81

Nd.3, Besëlidhja – Tirana, 99-85

Nd.3, Teuta – Vllaznia, e ndërprerë

Nd.4, Vllaznia – Tirana, 7 maj

Lajme të tjera

Lajmet e fundit