Basketboll

Tirana, nesër debutimi në Ligën Ballkanike ndaj maqedonasve të Blokotehna

Tirana kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj do të luajë nesër ndeshjen e parë sezonale në Ligën Ballkanike (BIBL) për sezonin e ri sportiv 2017-2018. Bardheblutë, që këtë sezon drejtohen nga trajneri grek Antonios Doukas, do të luajnë në qytetin maqedonas të Gegvelija, ndaj ekipit vendës të Blokotehna. Në radhët e ekipit maqedonas ndodhen edhe dy amerikanë, një rus e një serb, ndërsa te Tirana luajnë tri të huaj: Maqedonasi Brckov, serbi Popovic dhe amerikani Bassit.

Ja kalendari i Tiranes dhe skuadrat qe luajne ne Ligen Ballkanike

Bardheblutë, që këtë sezon drejtohen nga trajneri grek Antonios Doukas, do të luajnë në qytetin maqedonas të Gegvelija, ndaj ekipit vendës të Blokotehna

Pra, një përballje e vështirë për kampionët e Shqipërisë, që do të kërkojnë ta nisin mbarë sezonin e ri. Skuadra është nisur që sot drejt Maqedonisë, ku do të luajë nesër pasdite (ora 18:30) ndaj ekipit të Blokotehna. Ky është sezoni i dytë që Tirana luan në Ligën ballkanike, teksa vjet nuk arriti ta kalojë fazën e grupeve. Ndërsa këtë vit, të gjitha ekipet (8) janë të grupuara në një të vetëm dhe do të luhet me sistem vajtje-ardhje. Bardheblutë kanë kohë që kanë nisur stërvitjen, duke zhvilluar një fazë përtatore edhe në Korçë.

Më shumë nga Basketboll