Futboll

Tirana njeh vetëm tre pikë dhe spektakël në Kuçovë

Tirana njeh vetëm tre pikë dhe spektakël në Kuçovë

Tomori-Tirana ka qenë sfida e radhës e Grupit B në javën e gjashtë të Kategorisë së Parë. Ndeshja e luajtur në stadiumin e qyetit të Kuçovës nisi disa minuta me vonesë pasi në stadium nuk kishte ardhur autoambulanca.

Pas këtij momenti ndeshja nis normalisht me të dy ekipet që kërkojnë të vënë në vështirësi kundërshtarin. Bardheblutë e trajnerit Ze Maria shfaqen disa herë në portën kundërshtare, por nuk gjejnë hapësira për të shënuar. Skuadra e Tomorrit rreziston deri në minutën e 30-të, ku nga një goditje dënimi, Erando Karabeci shënon golin e avantazhit për Tiranën.

Në minutën e 40-t mendon Yunus Sentamu për të dyfishuar për Tiranën, pas një gjuajtje të bukur nga jashtë zone duke mbyllur pjesën e parë të takimit me shifrat 0-2 në favor të bardhebluve. Me nisjen e pjesës së dytë të lojës beratasit kërkojnë të kundërsulmojnë por Tirana është e kujdesshme dhe mbron rezultatin.

Me fitoren e siguruar Tirana kujdeset të mbrohet dhe të shfrytëzojë maksimalisht gabimet e kundërshtarit. Bardheblutë shfaqen disa herë rrezikshëm në portën kundërshtare, por në fund shpërdorojnë disa mundësi. Takimi përfundon me rezultatin e pjesës së parë dhe Tirana tashmë siguron fitoren e 6 rradhazi në kampionat, ndërkohë që nuk pëson as në këtë ndeshje.

Tomori: Haxhi, Çaço, Bitri, Daçi, Paja, Sharavolli, Myzyri, Koleci, Hyseni, Kopaçi, Onuh.

Trajner: Santiliano Dule

Tirana: Lika, Hoxhallari, Wellyson, Bisha, Kërçiku, Mawejje, Karabeci, Daja, Doka, Yunus, Ngoo

Trajner: Ze Maria

 

Më shumë nga Futboll