Volejboll

Tirana nuk i ndahet Barletit, Partizani fiton dhe “parakalon” Teutën

Tirana konsolidon vendin e dytë në renditjen e Grupit A1 në volejboll për femra, pas fitores 3-1 arritur ndaj Teutës, në takimin e vlefshmë për javën e 7-të të Kampionatit Kombëtar. Një sfidë që vuri përballë dy skuadra rivale për titull dhe që dhuruan mjaft emocione në parketin e “Fahrie Hoti”. Tirana u tregua më e kujdesshme në pikët vendimtare, krijoi një epërsi të lehtë në dy setet e para, të cilat i fitoi 25-22 dhe 25-18. Por durrsaket nuk heqin dorë dhe rihapin ndeshjen, duke fituar 18-25 setin e tretë dhe më pas rivalizojnë fort për çdo pikë edhe në setin e katërt, por bardheblutë nuk gabojnë më, fitojnë 25-23 dhe marrin tri pikë të arta ndaj një rivali direkt për titull.

Nga ndeshja Skenderbeu-Vllaznia, 3-1

Një fitore të lehtë, por me shumë rëndësi korri sot Partizani, që mundi 3-0 Korabin në Peshkopi, sukses që jo vetëm i jep 3 pikë ekipit të trajnerit Tarja, por i ngjit të kuqtë në vendin e tretë në renditje, në përfundim të fazës së parë. Të trija setet kanë qenë një dominim i plotë i Partizanit, që u shkëput që në pikët e para dhe korri një fitore relativisht të lehtë jashtë fushe. Skënderbeu mundi 3-0 Vllazninë në Korçë, duke korrur fitoren e tretë në kampionat, sukses që e pozicion në mesin e artë. Vllaznia rivalizoi vetëm në setin e tretë, të cilin e fitoi, por kaq ishte shumë pak për të fituar, me korçaret që e dominuan takimin në pjesën tjetër dhe e merituan fitoren.

Volejboll – Femra, Grupi A1, Java e 7-të (17 nëntor)

Barleti Volley – Lushnja,                              3-0 (25-13, 25-20, 25-14)

E shtunë, 18 nëntor

Skënderbeu – Vllaznia,                                 3-1 (25-20, 25-19, 23-25, 25-14)

Korabi – Partizani,                                        0-3 (10-25, 11-25, 10-25)

Tirana – Teuta,                                              3-1 (25-22, 25-18, 18-25, 25-23)

Renditja: Barleti Volley 21 pikë (7/0), Tirana 18 pikë (6/1), Partizani 14 pikë (5/2), Teuta 13 pikë (4/3), Skënderbeu 9 pikë (3/4), Vllaznia 6 pikë (2/5), Korabi 3 pikë (1/6), Lushnja 0 pikë (0/7).

Më shumë nga Volejboll