Futboll

Tirana nuk do të jetë në Superligë, por në Europa League!!!

Tirana nuk do të jetë në Superligë, por në Europa League!!!

KF Tirana ka fituar 3-1, pas kohës shtesë, në finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Skënderbeut dhe sezonin e ardhshëm do të ketë të drejtën të luajë në Europa League, por njëkohësisht nuk do të jetë më në kategorinë elitare të futbollit shqiptar, për herë të parë në 76 vite histori, sepse barazimi në javën e fundit të kampionatit ndaj Vllaznisë i renditi përfundimisht në vendin e parafundit të Superligës. Ndërkohë, për herë të parë pas gjashtë sezonesh, Skënderbeu e mbyll sezonin pa trofe.

L'immagine può contenere: 1 persona

Tifozët e Tiranës e nisën ndeshjen me një koreografi ku sulmohej presidenti i klubit Refik Halilit. Për 20 minuta me radhë tifozët bardheblu kënduan kore kundër numrit 1. Pikërisht në minutën e 20-të, sulmuesi Ede shënoi për ekipin e Josës, duke përfituar nga një vendosje e keqe e mbrojtësve të Skënderbeut.

Tirana ka fituar për herë të 16-të trofeun e Kupës së Shqipërisë, më shumë se çdo ekip tjetër, por që padyshim është ai që do të mbahet mend si më “i hidhuri” në historinë e skuadrës më të lavdishme të vendit tonë

Sulmuesi afrikan shkoi të festonte poshtë tifozëve “Fanatics”, por ata e “përzunë” dhe nisën të largohen nga stadiumi me kore kundër presidentit Refik Halili, duke braktisur “Elbasan Arena”. Fjala e tyre e fundit ishte: “Halili IK”.

L'immagine può contenere: una o più persone, stadio e spazio all'aperto

Skënderbeu nisi të kërkojë barazimin, por gjithashtu korçarët ishin të zbehtë në një finale që u zhvillua në një klimë “sureale”, pasi praktikisht vazhdoi të luhej me një numër të vogël spektatorësh. James, Latifi apo Plaku nuk arritën të mposhtin portierin Ilion Lika, i cili rrezistoi deri në minutën e 85-të.

“Fanatics”-at thumbojnë Halilin: Tirana nuk është biznes

Pesë minuta para fundit, pikërisht kur Tirana po i drejtohet suksesit, Radas barazoi për Skënderbeun, direk nga goditje dënimi. Topi i hedhur në zonë nga kroati nuk u prek nga asnjë prej futbollistëve në zonën e Tiranës dhe u ndal në rrjetën e portierit Lika, i cili nuk pati mundësi reagimi. Barazim 1-1 në 90 minuta dhe ndeshja shkoi në shtesë…

Në kohën shtesë, në minutën e fundit të fraksionit të parë, Tirana gjeti forca të reagonte me golin e dytë, të shënuar nga një tjetër afrikan, Moise Nkounkou, i cili përfitoi nga një gabim në dalje i portieri Orges Shehi. Në çastet e fundit, bardheblutë shënuan edhe golin e tretë me Merville, me 11-metërsh, por këtë herë nuk ka shumë për të festuar…

Më shumë nga Futboll