Futboll

Tirana për Takun: Stafi e përjashtoi nga stërvitja, të hënën merret masa

Sikur të mos mjaftonin problemet e shumta që mbarte gjatë të gjithë sezonit, me një merkato të dështuar, objektiva të deformuar nga kërkesa për titull kampion në pretendimin për të mbijetuar, shkarkime të trajnerëve brenda objektivave për të emëruar zëvendësues që nuk bëjnë asgjë më mirë, premtime të pambajtura dhe krizë marrëdhëniesh me tifozët, skuadra e Tiranës po përballet këto ditë me çështjen “Taku”. Konkretisht futbollisti më i mirë në dispozicion të bardhebluve, golashënuesi më i mirë i skuadrës, lojtari i cilësuar polivalent i ekipit, nuk është më i pazëvendësueshëm. Jo vetëm kaq, pasi ka akoma edhe më shumë. Sikurse vetë klubi komunikon, Taku është përjashtuar nga stërvitja për tu gjykuar madje edhe për një dënim që do të publikohet të mërkurën.

Rezultate imazhesh për taku josa

“Afrim Taku per shkak te sjelljes aspak korrekte eshte perjashtuar dje nga seanca stervitore. Futbollisti ka thyer rregulloren e brendshme te klubit duke mos u treguar aspak korrekt ne komunikimin me trajnerin Mirel Josa para se te niste stervitja. Taku ka kerkuar shpjegime per arsyet qe sollen zevendesimin e tij nga loja dhe eshte shprehur se nuk e pranon nje gje te tille. Pas ketij komunikimi aspak korrekt, lojtarit i eshte kerkuar nga stafi teknik te mos stervitet. Klubi do te marre neser masa per gjithcka ka ndodhur pasi te zhvillohet nje takim me lojtarin”, citon klubi bardheblu në një deklaratë të publikuar në profilin zyrtar në “Facebook”.

Image may contain: 1 person, smiling, outdoor

Më shumë nga Futboll