Futboll

Tirana përgatitet për Bylisin, e pret të shtunën në “Selman Stërmasi”

Tirana nuk humb kohë, rikthehet në kompleksin sportiv “Skënder Halili” për të vijuar seancat stërvitore për ndeshjen e radhës ndaj Bylisit.

Të besuarit e trajnerit Ze Maria kanë kryer seancën e radhës stërvitore, për të përgatitur ndeshjen përballë një rivali direkt për në Superligë siç është Bylisi.

Klubi bardheblu ka publikuar foto dhe pamje nga seanca stërvitore të shoqëruar me një koment.

“Skuadra vijon përgatitjet intensivisht për ndeshjen e rradhës. Të shtunën bardheblutë do të presin Bylisin në “Selman Stermasi”. Nje tjetër ndeshje për tu fituar, nje tjetër ndeshje për objektivin Superiore.

Skuadra po kalon një moment të mirë dhe trajneri kerkon të mbajë të karikuar futbollistët bardheblu për të vijuar ecurinë e rezultateve pozitive”-shkruan klubi bardheblu në faqen zyrtare.

Tirana ka krijuar një diferencë prej gjashtë pikësh me vendin e dytë në renditje, që mbahet nga kundërshtari i së shtunës, Bylisi. Por dhe ndaj mallakastriotëve të besuarit e Ze Marias do kërkojnë fitore për të vijuar rrugën drejt objektivitit, ngjitjes në Superligë.

Ndërkohë, ndryshe nga zakoni, trajneri i portierevë të Tiranës Emanuel Egbo, që u martua në fundjavë,  ka lënë mënjanë muajin e mjaltit dhe ka dalë në stërvitje me ekipin, për të përgatitur gardianët bardheblu për sfidën e radhës.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll