Basketboll

Tirana rikthehet në Ligën Ballkanike, nesër sfida me bullgarët e Rilski

Nesër në mbrëmje, në sallën sportive “Feti Borova” pranë Tirana Olimpik Park do të luhet ndeshja e radhës e ekipit të Tiranës në basketboll për meshkuj në Ligën Ballkanike (BIBL). Kampionët bardheblu do të përballen me bullgarët e BC Rilski Sportist, një ndeshje e vështirë për kampionët e Shqipërisë, që kanë arritur dy fitore dhe dy humbje deri më tani në këtë turne.

Ndërsa rivalët bullgarë nuk e kanë provuar ende shijen e humbjes (kanë 3 fitore), ndaj për Tiranën e trajnerit Doukas kjo është një sfidë delikate për të kapur kreun. Tirana ka patur kohë për ta përgatitur këtë ndeshje, duke qenë se fundjavën e kaluar nuk u luajt në kampionat për shkak të përmbytjeve, ndaj pritet një rezultat pozitiv. Ndeshja do të nisë në orën 18:30 të datës 5 dhjetor dhe gjatë paradites do të nisë edhe shitja e biletave.

Më shumë nga Basketboll