Connect with us

Basketboll

Tirana rikthehet te fitorja, leksion Teutës rivale

Java e 17-të e Superligës në basketboll për meshkuj u mbyll sot në mbrëmje me fitoren e Tiranës ndaj Teutës me shifrat 96-63, ndeshje e luajtur në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit. Një takim që pritej me interes, pasi përballeshin dy ekipe pretendente për titull, por parketi tregoi se Tirana është më superiore. Avantazhi 53-31 që bardheblutë krijuan që në periodën e parë tregoi qartë se miqtë nga kryeqyteti do ta kishin të lehtë fitoren. Durrsakët për asnjë moment nuk arritën të rivalizojnë, duke humbur takimin, por jo vendin e tretë. Ndërsa Tirana hipotekon kreun dhe nis të mendojë që tani për ndeshjet e play off-it, me faktorin fushë që do ta ketë në anën e tij.

SUPERLIGA – MESHKUJ, JAVA E 17-TË (17 TETOR)

Ardhmëria Basket – Vllaznia, 64-66 (18-7, 10-15, 11-16, 25-28)

Kamza Basket – Flamurtari, 90-56 (43-23, 16-8, 12-10, 19-15)

E SHTUNË (SOT)

Teuta – Tirana, 63-96 (19-29, 12-24, 15-20, 17-23)

Më shumë nga Basketboll