Futboll

Tirana rikthen Idrizajn

Veç zyrtarizimit të dy blerjeve më të fundit në fazën ofensive, klubi bardheblu po i kushton vëmendjen e duhur edhe raparteve defensive, përkatësisht portës dhe mbrojtjes. Kështu, teksa flitet për një marrëveshje ende të pakonfirmuar  me portierin kosovar Ilir Avdyli, drejtuesit e ekipit 24 herë kampion kanë zyrtarizuar sot një përforcim edhe në repartin e mbrojtjes, ndonwse pwrkohwsisht ende jo nw formw pwr tu aktivizuar.

Endrit Idrizaj rikthehet te Tirana pas 1 viti në huazim te Apolonia.

Endrit Idrizaj rikthehet te Tirana pas 1 viti në huazim te Apolonia.

Nëpërmjet një njoftimi publik, zyrtarët bardheblu kanë konfirmuar rikthimin te Tirana të Endrit Idrizaj. Sipas njoftimit të publikuar: “Mbrojtësi i majtë do të jetë pjesë e bardhebluve për pjesën e dytë të sezonit. Idrizaj u bashkua me Tiranën në sezonin e kaluar kur firmosi një kontratë 3-vjeçare. Futbollisti u huazua në Fier tek Apolonia një vit më parë ku për fat të keq pësoi një dëmtim ne gju dhe u desh të operohej. Idrizaj ka lënë pas dëmtimin dhe tani po përfundon fazën riaftesuese. Shumë shpejt ai do të jetë një alternativë më tepër për skuadrën bardheblu”.

[interaction id=”5696a8cebb46ccdb0545ffdd”]

Më shumë nga Futboll