Basketboll

Tirana shkarkon trajnerin, marrëveshje me një tjetër “të huaj”

Skuadra e Tiranës në basketboll për meshkuj nuk do të ketë më si trajner malazezin Nikola Milatovic, një vendim disi i papritur, që ka ardhur si “rrufe në qiell të hapur”, pak ditë para fillimit të sezonit të ri. Përmes një komunikate për shtyp të bërë publike sot në mbrëmje në faqen e tij zyrtare “Facebook”, klubi bardheblu sqaron se ka ndërprerë marrëdhëniet me trajnerin, të cilin e pat konfirmuar në këtë detyrë pak kohë më parë.

Shoqata e basketbollit Tirana bën me dije se ka ndërprerë marrëdhëniet me trajnerin nikola Milatovic”, thuhet në kuminkatë, ku sqarohet edhe arsyeja e këtij divorci: “Ky vendim erdhi pas nevojës për nisjen e një projekti të ri, me ambicje më të mëdha”. Në këtë komunikatë, që mban firmën e menaxherit të klubit Angelo Koleka, falënderohet trajneri për punën e tij dhe për 3 trofetë që i dha Tiranës gjatë punës së tij me bardheblutë (më pare ka drejtuar Teutën).

Por surprizat nuk kanë të mbaruar, pasi sqarohet se Tirana ka arritur marrëveshjen me një tjetër trajner të huaj, emri i të cilit mbahet surprizë. “Konfirmojnë arritjen e marrëveshjes me një tjetër trajner të huaj, por për arsye profesionale do të ruhet konfidencialiteti e tij, deri në zyrtarizimin që do të zhvillohet më 15 shtator”, thuhet në deklaratën për media. Tirana do të luajë sezonin e ri edhe në Ligën Ballkanike.

Trajneri Nikola Milatovic me trofete e fituara me Tiranen

Më shumë nga Basketboll