Kampionati Shqiptar

Tirana teston vetveten, mund krutanët në miqësore

Tirana ka fituar miqësoren përballë Kastriotit, e luajtur dje në Krujë. Trajneri Ilir Daja, meqë kjo fundjavë është pushim për Superioren, nisur nga fakti se luan kombëtarja ndaj Kosovës dhe Gjeorgjisë, ka vendosur t’i mbajë në tonus të tijtë me një miqësore.

Tirana ka fituar miqësoren përballë Kastriotit, e luajtur dje në Krujë. Trajneri Ilir Daja, meqë kjo fundjavë është pushim për Superioren, nisur nga fakti se luan kombëtarja ndaj Kosovës dhe Gjeorgjisë, ka vendosur t’i mbajë në tonus të tijtë me një miqësore. Bardheblutë kanë zgjedhur të zhvillojnë këtë test kontrolli me një pretendent të Kategorisë së Parë, për të parë gjendjen e tyre në prag të përballjes së radhës në kampionat, me Laçin.

kas1 (33)

Nga ndeshja miqësore Kastrioti-Tirana 1-3, luajtur në Krujë

Në pjesën e parë, trajneri Ilir Daja ka aktivizuar të gjithë titullarët, ndërsa në pjesën e dytë ka patur vend për pjesën tjetër të grupit, si edhe për disa futbollistë nga skuadra e të rinjve. Tirana e ka fituar miqësoren me Kastriotin, duke zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë. Me skuadrën nuk ishin Gjergji Muzaka dhe Dritan Smajli, që kanë zhvilluar stërvitje të diferencuar në kryeqytet. Sa i përket kronikës së lojës, Tirana ka fituar me rezultatin 3-1.

kas1 (24)

Tirana testoi veten dje në një miqësore të luajtur në Krujë

Gilman Lika ka zhbllokuar shifrat në minutën e 4-t, ndërsa ka barazuar përkohësisht Djarmati për krutanët, në minutën e 7-të. Me barazimin 1-1 është mbyllur pjesa e parë, ndërsa në të dytën kryeqytetasit kanë shënuar edhe dy herë të tjera, me lojtarë të rinj. Mumajesi i ka dërguar shifrat në 2-1, në minutën e 52-të, ndërsa ka vulosur gjithçka Deliaj, në minutën e 62-të. Sikurse shihet, të dy këta të fundit nuk janë pjesë e formacionit titullar të bardhebluve.

kas1 (32)

Trajneri Ilir Daja aktivizoi shumë të rinj në pjesën e dytë të miqësores ndaj Kastriotit

KASTRIOTI – TIRANA 1-3
Golat: Djarmati 7’ / Lika 4’, Mumajesi 52’, Deliaj 62’
Kastrioti: Glijen, Arifoviç, Kepi, Jakupi, Dosti, Alikaj, Djarmati, Malo, Kehinde, Raboshta, Hysa. Trajner: Elvis Plori (u aktivizuan: Peqini, Nuri, Caca, Xhaferri)
Tirana: Ed.Bakaj, Musa, Kavdansku, Karan, Malaj, Karabeci, Teqja, Kërçiku, Fukui, Lika, El.Bakaj. Trajner: Ilir Daja (u aktivizuan: Hërçaliu, Domgjoni, Halili, Delia, Sallaku, Frashëri, Kadriu, Mumajesi, Sorra, Shehri). Gjyqtarë: R.Stolaj, R.Dobruna, Xh.Mani

Më shumë nga Kampionati Shqiptar