Volejboll

Tirana tjetër leksion Partizanit në derbi, merr 3 pikët e para

Tirana ka fituar 3-1 derbin kryeqytetas ndaj Partizanit, në ndeshjen që mbylli javën e parë të Kampionatit Kombëtar në volejboll për femra, sfidë e luajtur sot pasdite në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. Një ndeshje me rivalitet dhe emocione mes dy ekipeve kryeqytetase, që dueluan deri në fund për fitoren, madje seti i dytë dhe i katërt kanë qenë mjaft dramatik, vendosur në pikët shtesë. Bardheblutë fituan me lehtësi setin e parë, por të kuqtë rikuperojnë, duke fituar setin e dytë dhe rihapin ndeshjen.

Tirana rigjen epërsinë, pasi fiton setin e tretë, ndërkohë që Partizani tenton të rihapë ndeshjen në setin e katërt, që pas një maratone vendoset në favor të bardhebluve në pikët shtesë, me shifrat 29-27. Kështu, Tirana fiton 3-1, duke marrë tri pikët e para sezonale, duke përsëritur ndaj Partizanit në derbi të njëjtin rezultat si edhe para dy javëve, në finalen e Kupës së Federatës.

Volejboll-Femra, java e parë (7 tetor)

Lushnja – Korabi, 1-3 (18-25, 12-25, 25-20, 26-28)

Skënderbeu – Barleti Volley, 1-3 (25-21, 18-25, 15-25, 20-25)

Teuta – Vllaznia, 3-0 (27-25, 27-25, 25-22)

Sot

Partizani – Tirana, 1-3 (12-25, 27-25, 20-25, 27-29)

Renditja: Teuta 3 pikë (1/0), Barleti Volley 3 pikë (1/0), Korabi 3 pikë (1/0), Tirana 3 pikë (1/0), Partizani 0 pikë (0/1), Lushnja 0 pikë (0/1), Skënderbeu 0 pikë (0/1), Vllaznia 0 pikë (0/1).

Më shumë nga Volejboll