Basketboll

Tirana, turne miqësor në Kosovë për Pavarësinë

Skuadra e Tiranës në basketboll për femra do të luajë më datat 13-14 shkurt një turne miqësor në Prishtinë me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ky eveniment organizohet nga skuadra kosovare e Prishtinës, ndërkohë që përveç ekipit bardheblu, janë ftuar edhe bullgaret e Rilski dhe malazezet e Nikshiqi.

Në ditën e parë, Tirana do të luajë ndaj skuadrës malazeze të Nikshiqi në gjysmëfinale, ndërsa në takimin tjetër do të përballen Prishtina dhe Rilski. Ekipet fituese do të luajnë ditën e mërkurë për fitoren, ndërsa humbëset për vendet 3-4. Mbështetëse në këtë event janë edhe Federata Kosovare e Basketbollit dhe Ministria e Sportit të Kosovës.

Nga prezantimi i eventit per Kupen e Pavaresise se Kosoves


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Basketboll