Connect with us

Futboll

Tirana, zbardhet axhenda e përgatitores në Antalia me dy miqësore

Zbardhet më në fund axhenda e skuadrës së Tiranës në këtë fazë përgatitore dimërore. Kështu, bardheblutë kanë mbyllur sot përgatitjet në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”, për tu bërë gati për kampingun 10 ditor që do të startojnë në Antalia të Turqisë. Sikurse bëjnë të ditur edhe vetë zyrtarët e 24 herë kampionëve, bardheblutë do të lënë nesër Shqipërinë në orët e para të mëngjesit, për të zhvilluar fazën përgatitore në Antalia. Me ekipin sot janë bashkuar sulmuesit Moktar Cise dhe Ifeyani Ede, ndërkohë që Moise dhe Merveil do të bashkohen me skuadrën në Turqi.

Image may contain: 7 people, people standing and outdoor

Tirana nis nesër kampingun 10 ditor në Antalia të Turqisë.

Trajneri Mirel Josa ka nisur të shtojë ngarkesat në stërvitje ndërkohë që në axhendën e ditëve turke janë programuar dy ndeshje miqësore. Në datën 12 janar, bardheblutë do të përballen me skuadrën nga Kazakistani FC Akzhaik, ndërsa në datën 15 janar me skuadrën nga Azerbaxhani Shamkir FC. Ekipi do të jetë i plotë në ditët stërvitore në Turqi dhe trajneri Mirel Josa do të ketë mundësi të bëjë gati skuadrën për pjesën e dytë të sezonit.

[interaction id=”586ffe834f601b0929224f65″]

Më shumë nga Futboll