Connect with us

Europa League

Tirana, Ze Maria: Maccabi nivel tjetër, fokusi im është te të rinjtë

Tirana ka mbyllur përgatitjet në Tiranë dhe është nisur drejt Izraelit ku do të përballet me Maccabi Tel Aviv të enjten në oën 20:00 në “Netanya Stadium” në kuadër të turit të parë paraeliminator të Europa League. Trajneri i bardhebluve Zé Maria në një intervistë për “Super Sport” duke pranuar emocionet e këtij takimi flet me vlerësim maksimal për kundërshtarin.“Jam i emocionuar sepse është një ndeshje shumë e rëndësishme për klubin, tifozët dhe skuadrën. Do të luajmë ndaj një skuadre të madhe. Kishim pak kohë në dispozicion për t’u stërvitur por gjithsesi duhet të presim për të parë se çfarë do të ndodhë. Nuk kam luajtur asnjëherë në Izrael, por e di shumë mirë forcën që ka kjo skuadër, e cila e mbylli kampionatin e vendin e dytë”.

Image may contain: 4 people, people smiling, people standing, child, outdoor and nature

Nënkampionët janë një skuadër cilësore me eksperiencë në arenën ndërkombëtare fakt i cili duket se e tremb teknikun brazilian: “Janë mësuar të luajnë në Champions dhe Europa League dhe ne vijmë nga një pjesë e dytë sezoni jo shumë e mirë. Besoj se do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për sezonin tonë sepse do të përballemi me një realitet më të madh se ne”.

“Tirana duhet të jetë një klub i ngjashëm me klubet angleze, italiane dhe spanjolle ku luhet edhe futbolli më i mirë në Europë”.

Në sezonin e ri Tirana, për herë të parë në historinë e saj do të luajë në Kategorinë e Parë, lojtarët më të rëndësishëm kanë filluar të largohet megjithatë Ze Maria thotë se fokusi i tij do të jetë te të rinjtë. “Kemi lojtarë 18 dhe 19 vjeçarë me një potencial të madh. Ky është objektivi jonë, që bashkë me klubin t’i rrisim për të ardhmen e skuadrës. Tirana duhet të jetë një klub i ngjashëm me klubet angleze, italiane dhe spanjolle ku luhet edhe futbolli më i mirë në Europë. Ne këtë vit do të bëjmë këtë program duke punuar shumë me të rinjtë dhe të arrijmë objektivin tonë krysor që është rikthimi në Kategorinë Superiore”.

Image may contain: 2 people, people playing sports and outdoor

Më shumë nga Europa League