RUSI 2018

Tite nuk flet për të ardhmen: Ky njeri e bëri ndryshimin në sfidën Belgjikë-Brazil

Trajneri i Brazilit, Tite, nuk pranon të tërhiqet, kur pyetet për të ardhmen e tij, pas humbjes së papritur të Brazilit ndaj Belgjikës në çerekfinale të Kupës së Botës, të premten. Favoritë për të fituar turneun, jo më këtë ndeshje, brazilianët u ndëshkuan nga një autogol i Fernandinho dhe goditja e mrekullueshme e Kevin De Bruyne.

Rezultati 2-1 për Belgjikën e eliminoi “Selecao” në Kazan. Në minutën e dytë të pjesës së dytë, Renato Augusto i bëri të besuarit e trajnerit Tite të shpresonin, por nuk arritën ta gjenin barazimin. Tite, i cili mori drejtimin e Brazilit në qershor 2016 dhe e udhëhoqi atë përmes një fushate mbresëlënëse kualifikuese, tha se bisedimet për të ardhmen e tij do të duhet të presin.

“Nuk do të flas për të ardhmen. Nuk është e përshtatshme në një moment shumë të mërzitshëm, – tha ai në një konferencë shtypi. – Unë jam ende me zhgënjimin e ndeshjes, nuk po mendoj për të ardhmen, nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje”.

Brazili kishte mundësitë e tij kundër Belgjikës, por lojtarë të tillë si Neymar dhe Philippe Coutinho nuk ishin në gjendje të frymëzonin një përmbysje. Tite tha se kundërshtarët belgë ishin thjesht më efektivë, ndërsa vlerësoi portierin Thibaut Courtois.

“Belgjika ishte më efektive, kjo u pa qartë. Me këtë kam parasysh përkthimin e mundësive të saj në gola, – tha trajneri brazilian. – Belgjika kishte një portier, i cili me të vërtetë bëri ndryshimin. E vumë në shënjestër shumë herë dhe ai bëri pritje të jashtëzakonshme”.

Më shumë nga RUSI 2018