RUSI 2018

Tite publikon listën e Kupës së Botës, jashtë ylli i Juventus

Brazili ka emëruar listën e përbërë nga 23 emra që do të marrin pjesë në Kupën e Botës Rusi 2018, teksa trajneri Tite kërkon të udhëheqë vendin e tij drejt titullit të gjashtë.

Mesfushori i Shakhtar Donetsk Fred, i cili është përfolur për një kalim në Premier League, është përfshirë bashkë me shokun e ekipit Taison.

Felipe Luis i Atletico Madrid është përzgjedhur për të qenë zëvendësuesi i mbrojtësit të majtë Marcelo, që do të thotë se nuk ka vend për yllin e Juventus Alex Sandro. Danilo i Manchester City-t do të konkurrojë për një vend në krahun e djathtë me Fagner.

Skuadra do të grumbullohet në Brazil në datën 21 maj përpara se të udhëtojë në Londër një javë më pas dhe do të vendoset në qendrën stërvitore të Tottenham përpara miqësoreve me Kroacinë në Anfield më 3 qershor dhe Austrinë në Vienë më 10 qershor.

Skuadra pritet të mbërrijë në Rusi në datën 11 qershor përpara se të luajë ndeshjen e parë ndaj Zvicrës më 17 qershor.

Më shumë nga RUSI 2018