Tenis

Tjetër dëmtim për Sharapovën, tërhiqet nga turneu kinez

Vijojnë problemet fizike për tenisten ruse Maria Sharapova, numri 3 në botë, që edhe pse u rikthye sot në fushë, ka pësuar një tjetër dëmtim. Tenistja ruse rikthehej sot në turneun e Wuhan në Kinë pas më shumë se 3 muajsh, që prej grand slemit të Wimbledonit

Vijojnë problemet fizike për tenisten ruse Maria Sharapova, numri 3 në botë, që edhe pse u rikthye sot në fushë, ka pësuar një tjetër dëmtim. Tenistja ruse rikthehej sot në turneun e Wuhan në Kinë pas më shumë se 3 muajsh, që prej grand slemit të Wimbledonit. Por rikthimi ka qenë i vështirë për Sharapovën, pasi është detyruar të lërë ndeshjen në setin e tretë, për shkak të një problemi në pulsin e dorës së majtë.

sharapova sot 1

Maria Sharapova në turneun kinez

Sharapova fitoi 7-6 setin e parë dhe më pas humbi po 7-6 setin e dytë. Në të tretin, rusja po udhëhiqte 2-1 kur pati dhimbje në dorë dhe u detyrua të ngrinte “flamurin e bardhë”, duke u tërhequr. Më tej avancoi rivalja e saj çeke, Barbora Strycova. Këtë vit, bukuroshja ruse ka fituar vetëm në janar, në turneun e Brisbane dhe më pas dëmtimet e kanë persekutuar vazhdimisht.

sharapova sot 2

Maria Sharapova në turneun kinez

Ajo sapo deklaroi se kishte rikuperuar nga dëmtimi në këmbën e djathtë, kur pësoi një tjetër dëmtim, këtë herë në dorë. Ende nuk dihet se kur Sharapova do të rikthehet në fushë dhe nëse do të jetë në ndeshjet e 14-15 nëntorit me kombëtaren ruse. Megjithatë, ajo e ka siguruar pjesëmarrjen në Championship, turneu ku luajnë 8 tenistet më të mira në botë.

sharapova feston

Maria Sharapova gjatë një ndeshje

[total-poll id=84579]


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Tenis