Premier League

Tjetër dëmtim te Tottenham, ylli i mesfushës larg fushave deri më 2019

Mousa Dembele mund të qëndrojë larg fushave deri më 2019 pasi Tottenham ka konfirmuar se belgu ka dëmtuar ligamentet e kaviljes së djathtë.

Dembele pësoi dëmtimin në fitoren 3-2 ndaj Wolves dhe duhet të zëvendësohej pas vetëm shtatë minutave lojë dhe mesa duket nuk do të rikthehet deri vitin tjetër.

Kjo do të thotë se Dembele do të mungojë në derbet e Londrës ndaj Arsenal dhe Chelsea në Premier League.

Pochettino mund t’i japë shansin Victor Wanyama-s, i cili ka luajtur shumë pak kohët e fundit.

Edhe Eric Dier është në dyshim për ndeshjen e së shtunës ndaj Crystal Palace, ndërsa mbrojtësit Jan Vertonhen dhe Danny Rose do të vazhdojnë të mbeten jashtë.

Më shumë nga Premier League