Fitnes

Tjetër mrekulli e mjekësisë moderne – Amerika aprovon pilulën dixhitale

Mjekësia moderne mund të ndryshojë jetën e dikujt në mënyrë drastike, por vetëm nëse i pinë ilaçet në mënyrën e duhur.

Për t’u siguruar se një pacient është duke marrë ilaçet, diçka që deri tani është vërtetuar vetëm nga fjalët e pacientit, do të futet në treg një pilulë e re dixhitale e cila mund të gjurmojë nëse i ke ndjekur apo jo udhëzimet e doktorit.

Mjeti i gjurmimit është aprovuar nga të paktën një kompani ilaçesh deri tani, por shumë të tjera do ta ndjekin.

Arritja e re madhështore është dizajnuar për të ndihmuar doktorët të përmirësojnë jetën e pacientëve të tyre, por disa janë të shqetësuar se mund t’i hapë derën cënimit të privatësisë në një mënyrë krejt tjetër.

Pilula dixhitale punon duke lëshuar një sinjal që ndodhet brenda pilulës (e cila aktivizohet nga lëngu i stomakut të pacientit) te një copë e ngjitur te trupi njeriut. Copa dërgon një sinjal te aplikacioni i smartfonit ku si doktori ashtu edhe pacienti mund të ndjekin orarin e duhur të ilaçeve.

Ky është një sensor që mund t’i hapë derën shumë funksioneve të tjera, si gjurmimi i regjimeve të pacientëve me sëmundje zemre, vuajtës të diabetit, dhe të moshuarit me problemet e tyre.

Image result for digital pill

Më shumë nga Fitnes