MMA

Tjetër ndeshje për titullin kampion në UFC 217

“Madison Square Garden” po bëhet gati për një tjetër ndeshje për titull. Cody Garbrandt do të mbrojë titullin e tij të peshës “bantam” ndaj ish-kampionit T.J Dillashaw në UFC 217 më 4 nëntor në New York, këtë e lajmëroi UFC mëngjesin e së enjtes. Të dy luftëtarët duhet të ndesheshin në UFC 213 në Las Vegas, por Garbrandt pësoi një dëmtim në shpatull dhe duhej të tërhiqej. Dillashaw mendoi të zbriste në peshën flutur për t’u ndeshur me kampionin Demetrious Johnson për titullin, por ajo ide u fshi.

Garbrandt (11-0) fitoi titullin e peshës “bantam” pasi mundi Dominick Cruz dhjetorin e kaluar në UFC 207.

Dillashaw dhe Garbrandt kanë qenë shokë skuadre tek ekipi Alpha Male. Ata kanë një rivalitet tepër të madh dhe janë përplasur disa herë gjatë viteve të fundit. UFC 217 do të ketë dy ndeshje për titull, pasi sfida kryesore do të jetë ajo midis Michael Bisping dhe yllit që rikthehet Georges St-Pierre. Vitin e kaluar në “Madison Square Garden” – evenimenti i parë i UFC në New York – kishte tre ndeshje për titull.

Image result for ufc217 garbrandt

Më shumë nga MMA