Seria A

Tjetër operacion në gju për Milik

Sulmuesi i Napolit Arkaduisz Milik mund të operohet sërish në gju për të dytin sezon radhazi.

Lojtari i përfaqësueses polake u largua nga fusha i dëmtuar gjatë fitores 3-2 ndaj SPAL, ku të besuarit e Sarri-t vazhduan ecurinë perfekte në Serie A.

Sezoni debutues i Milik te Napoli ishte fatkeq pas një dëmtimi të rëndë në ligament të gjurit që e detyroi të qëndronte larg fushave gjatë shumicës së sezonit. Por ai është shprehur për gazetarët se dëmtimi i fundit nuk është si ai i mëparshmi dhe klubi tani nuk e përjashton mundësinë e një operimi të 23-vjeçarit.

“Sot do të zhvillohen analizat dhe ka mundësi që Milik të operohet,” shkruhej në një deklaratë për shtyp të klubit.

“Gjendja e tij do të vlerësohet të hënën.”

Milik ka shënuar tre gola në shtatë paraqitje këtë sezon.

Image result for milik

Më shumë nga Seria A