• Tjetër operacion për Tiger Woods, rikthehet vitin tjetër

    Publikuar: 21 Apr 3:37

    Tjetër operacion në shpinë për golfistin amerikan Tiger Woods, ish-numri 1 në botë në golf, që ka konfirmuar se i është nënshtruar dje një tjetër ndërhyrje kirurgjikale. “Ishte e nevojshme për të evituar dhimbjet e shpeshta”, ka thënë woods, që nuk luan në një turne zyrtar golfi prej më shumë se një viti. Fituesi i 14 turneve të mëdha të golfit ka tentuar disa herë gjatë muajve të fundit të rikthehej në fushë, por gjithnjë kishte një shkak për ta shtyrë pjesëmarrjen. Rikthimi pritet të jetë në vitin 2018.

    Operacioni shkoi mirë dhe jam optimist që tashmë dhimbjet në shpinë do të zhduken përgjithnjë. Mezi po pres t’i rikthehem jetës normale dhe të luaj më fëmijët e mi, t’i rikthehem aktivitetit normal, pa këtë dhimbje, me të cilën po luftoj prej kaq kohësh”, u shpreh më tej Woods. Edhe pse golfisti amerikan bëri gjithçka që të rikthehej në fushë, duke qëndruar pushim me muaj të tërë për të evituar operacionin, gjithçka ishte e kotë. Sipas mjekut që e operoi, Woods duhet të qëndrojë pushim absolut disa javë, ndaj për të sezoni 2017 mund të konsiderohet i mbyllur, sezon që në fakt nuk nisi asnjëherë.

    [interaction id=”57274208d1fca18d36969415″]


    Lexo postimet e tjera