Connect with us

Futboll

Tjetër pistë nga Spanja për Dego Costa

Emri i tij ishte lakuar shumë në kampin kuqezi të Milan gjatë javëve të fundit, sidomos pas takimit që drejtuesit e lartë të klubit, Fassone dhe Mirabelli zhvilluan në Sardegna me menaxherin portugez, Jorge Mendes. Bëhet fjalë për Diego Costa, sulmuesin e Chelseas dhe të përfaqësueses së Spanjës, që është shumë pranë divorcit me Blutë e Londrës, e mbi të gjithë me trajnerin Antonio Conte. Vetë Costa i është premtuar Atletico Madrid, por klubi madrilen e ka të ndaluar të regjistrojë dhe federojë futbollistë të rinj, deri në janar të vitit 2018.

Në pamundësi që “colchoneros” të aktivizojnë futbollisitn për gjashtë muajt e ardhshëm, në spanjë përflitet një tjetër pistë për sulmuesin e Chelseas. Sipas asaj që raporton ‘muchodeporte.com’, Betis Sevilla i ka propozuar skuadrës së Atletico Madrid që të marrë në huazim bomberin për 6 muaj, në mënyrë që më pas Costa të jetë i lirë të rikthehet në Madrid, te Atletico.

Më shumë nga Futboll