Connect with us

Futboll

Tjetër skandal në FIFA, vidhen 5 orë me vlerë 100 mijë € që duhet t’i jepeshin fituesve

Obsesioni i FIFA-s me orët e shtrenjta çoi në një tjetër episod të shëmtuar gjatë ndarjeve të çmimet në Zurich këtë javë. Gjashtë orë të markës Hublot, që vlejnë rreth 100,000 euro secila, duhet t’i jepeshin fituesve të çmimeve individuale. Por ato u zhdukën diku midis zyrave të FIFA-s dhe studios televizive në Zurich ku u zhvillua evenimenti.

Obsesioni i FIFA-s me orët e shtrenjta çoi në një tjetër episod të shëmtuar gjatë ndarjeve të çmimet në Zurich këtë javë. Gjashtë orë të markës Hublot, që vlejnë rreth 100,000 euro secila, duhet t’i jepeshin fituesve të çmimeve individuale. Por ato u zhdukën diku midis zyrave të FIFA-s dhe studios televizive në Zurich ku u zhvillua evenimenti. Përfaqësuesit e Hublo-s orë të tjera për të zëvendësuar të vjedhurat në minutën e fundit për t’ua dhënë fituesve, ku përfshihej edhe Cristiano Ronaldo dhe Claudio Ranieri.

Watches worth £10,000 were meant to be awarded to the winners but went missing

Por ishte qesharake që FIFA kishte vendosur sërish të shpërndante orë pas skandalit që ndodhi në vitin 2014 me delegatët e kongresit që duhet të kthenin orët Parmagiani 20,000 € pasi iu dhanë si dhuratë nga Federata Braziliane e Futbollit. Një zëdhënës i FIFA-s u shpreh: “Po investigojmë se çfarë ndodhi me orët. Ato u zhdukën diku.” Mbase ka ardhur koha që FIFA t’i japë fund traditës së dhënieve të orëve, pasi vetëm sa shtohen zërat për korrupsion dhe skandale, sidomos pas vendimit të Botërorit me 48 klube.

 

Më shumë nga Futboll